Krimet e Rënda nisin gjyqin për Domart Konjarin

schedule19:03 - 17 Janar, 2018

schedule 19:03 - 17 Janar, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda nisi shqyrtimin gjyqësor ndaj Domart Konjarit. Ai akuzohet për një sërë veprash penale të kryera në Francë, mes të cilave “trafik narkotikësh” dhe “organizatë kriminale”.

Në seancën e të mërkurës gjykata i konsideroi të ezauruara procedurat ligjore për njoftimin e të pandehurit, i cili i fshihet drejtësisë nga Marsi 2016-s. Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit për të transferuar në Francë procedimin penal ndaj tij. Në këtë mënyrë, i akuzuari do të gjykohet në mungesë tek Krimet e Rënda.

Domart Konjari u arrestua në Nëntor të vitit 2015, për llogari të një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritetet franceze. Ai u lirua nga qelia pesë muaj më vonë nga Apeli i Krimeve, i cili zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për parqitjeje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!