Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Urgjencat në Spitalin e Shkodrës/ Fluks i lartë, deri 240 pacientë në ditë

schedule13:47 - 20 Gusht, 2025

schedule 13:47 - 20 Gusht, 2025

Vera ka shtuar fluksin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Shkodër.

Gjatë 24 orëve mjekët e shërbimit të repartit të ugjencës trajtojnë deri në 240 pacientë. Problematikat me shëndetin në këtë periudhë janë nga më të ndryshmet.

“Janë shtuar shumë fluksi i apcientëve. Rastet më të shpeshta janë gastroenterotoriket, temperaturat e larta, aksidenntet automobilistike. Normalisht edhe pjesa tjetër infarket, trombozaz. Edhe temperaturat e larta që kanë qenë deri në 42 gradë që janë shtruar në reanimacion.”



Sezoni turistik ka shtuar edhe aksidentet në Shkodër. Numri i të plagosurve si pasojë e aksidenteve është rritur, ku janë shënuar edhe viktima.

“Këtë muaj janë më tështuara rastet me aksidentet. Qoftë edhe nga fluksi i shtuar i trafkut. Aksientet e rënda me fatalitet.”

Teksa temperaturat vijojnë të jenë ende të larta, mjekët këhsillojnë më shumë kujdes tek të sëmurët kronikë ndhe të vegjlit. Rekomandohet shmangia e ekspozimit në diell dhe konsumimi i lëngjeve. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!