Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë finalizuar me sukses operacionin policor me emër koduar “The Walker”, pas marrjes së informacionit se një person po qarkullonte me armë zjarri.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe vjedhje.
Gjatë kontrollit fizik në zonën e rrugës ‘5 Maji’, trupa policore i gjeti 32-vjeçarit një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua si provë materiale. / abcnews.al /



