Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen flakët në Delvinë dhe Gramsh, vatra të vogla në pyje

schedule13:13 - 14 Gusht, 2025

schedule 13:13 - 14 Gusht, 2025

Pas dy ditësh betejë me flakët të mijëra forcave të emergjencave situata nga zjarret në vend te enjten sipas ministrisë së mbrojtjes paraqitet më e stabilizuar.

Në Delvinë vijon puna për fikjen e flakëve në vatrën pranë  Syrit të Kaltër. Zjarri vazhdon të jetë  aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit dhe në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq të Finiqit.

Në fshatin Kuç të Vlorës flakët vijojnë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje.  Një vatër zjarri është  shfaqur dhe në fashtin Brataj. Puna për shuarjen e zjarrit po vijon dhe në Hormovë të  Tepelenës.

Në Gramsh puna për shuarjen e flakëve ka vijuar që në orët e para të mëngjesit. Zjarri është lokalizuar në  një zonë pyjore në   fshatin Kullollas dhe Kodovjat.

Rreth 200 zjarrfikësve, efektivëve të forcave të armatosura dhe vullnetarëve i kanë shkuar në ndihmë dhe një helikopter çek dhe një sllovak.

Flakët janë të pranishme  gjithashtu  në sipërfaqe me shkurre në  fshatin Mukaj dhe Sojnik por nuk paraqesin rrezik për banesat.

Për të shuar zjarrin në  Plashnik të Poliçanit ku  për shkak të intensitetit të lartë dhe erës së fortë  një ditë më para u rrezikuan banesat dhe u evakuuan 20 banorë  forcave tokësore iu kanë shkuar  në ndihmë dhe 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërsa vatrat e zjarrit  në  fshatin Vokopolë dhe midis  Poliçanit dhe fshatit Mbrakull  janë me intensitet të ulët.

Forcat zjarrfikëse po mbajnë në monitorim flakët në afërsi të fshatit Val në Bulqizë. Zjarri në territorin e kësaj bashkie është zhvilluar në disa vatra, por intensitet i lartë i tyre është në zonën me pyjore.

Aktive vijojnë te jenë vatrat e zjarrit dhe në  “Malin e Bërzhitës” në fshatin  Ibë dhe në Vaqarr.

Zjarrfikësit arritën të mos lejojnë përhapjen e flakëve  në zonën e banuar, por për shkak të terrenit të vështirë  nuk mundën ti fikin plotësisht.

Puna për shuarjen e zjarrit po vijon dhe në  fshatrat Spanesh dhe Kazie, të Rrogozhinës.

Zjarr ka rënë dhe në Parkun Natyror Korab-Koritnik ku vazhdon angazhimi i forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Në fshatin Gërmenj të Kolonjës ku një ditë më para pati shpërthime të municioneve që ndodheshin në perimetrin e vatrës së zjarrit forcat operacionale po hapin rrugën dhe brezat e sigurisë kundër zjarrit.

Nga 57 vatra zjarri raportuar 24 orët e fundit në të gjithë vendin 29 janë ende  aktive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!