Prokuroria Elbasan dërgon në Gjykatë administratorin e “KURUM”, Koray Zeytinoglu, drejtorin e blerjeve në këtë kompani, Yücel Aksu si dhe vetë kompaninë turke.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rezultuar e provuar se, përgjatë dy viteve 2011-2012, të pandehurit Koray Zeytinoglu dhe Yücel Aksu, duke vepruar përkatësisht në detyrën e Administratorit dhe Drejtorit të blerjeve të shoqërisë “KURUM International” SH.A, kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap./abcnews.al