Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dogji ullishtet e fqinjëve pas konfliktit/ Krujë, arrestohet 19 vjeçari, i dënuar për lëndë narkotike

schedule09:26 - 13 Gusht, 2025

schedule 09:26 - 13 Gusht, 2025

Menjëherë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë filluan hetimet me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!