Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Zjarrvënia, të dënohet në mënyrë spektakolare’, Çupi: Duhet të ngrihet task forcë për zjarret

schedule13:18 - 12 Gusht, 2025

schedule 13:18 - 12 Gusht, 2025

Shqiperia është përfshirë nga i nxehti afrikan dhe gjithashtu me zjarret më të mëdha që vendi ynë ka hasur këto vite. Sakaq, Rama reagoi duke thënë se zjarrvënia duhet të dënohet njësoj si vrasja.

Analisti Frrok Çupi tha për ‘News Line’ se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet të jetë maksimal.

Më tej, Çupi tha se duhet të ishte ngritur task forca lidhur me zjarret dhe se vendimi për të dyshuarit si zjarrvënës duhet të jepet brenda dy ditësh.



“Është një nismë e justifikuar. Ndëshkimi ndaj zjarrvënies është demokratike. Në Athinë zjarrvënia është dënuar më shumë se çdo krim tjetër.

Tek ne, sa më shumë afrohemi tek rreziqet e zjarrvënies aq më të lehta janë ligjet. Këtë vit po përjetojmë të nxehtin më të madh, por edhe zjarrvënien më të madhe. Duhet të ndëshkohet në mënyrë spektakolare.

Kemi një drejtësi që ngre task forcë për gjëra humane si psh zgjedhjet, por ku është task forca për zjarret, është paradoksale. Njerëzit që janë kapur do të ndëshkohen pas një viti, kujt po i duhet? Ajo brenda dy ditësh duhet të jepet vendimi.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!