Aurelio De Laurentiis i befasoi të gjithë dhe shkarkoi Carlo Ancelottin pas fitores 4-0 kundër Genk. Kualifikimi në 16 skuadrat më të mirë në Champions League dhe marrja e katër pikëve në dy ndeshjet kundër Liverpool nuk i mjaftuan presidentit italian.
Në pankinë është ulur Gennaro Gattuso, i cili pret të debutojë sot kundër Parmës. La Repubblica zbulon një detaj interesant në lidhje me trajnerin e ri të Napolit. De Laurenttis pyeti Max Allegrin, me të cilin ka një miqësi të ngushtë.
Ish-trajneri i Juventusit sugjeroi emrin e Gattusos për pankinën e Napolit. De Laurentiis u sigurua nga fjalët e Allegrit dhe vendosi t’i dhuronte një kontratë ish-trajnerit të Milanit. /abcnews.al