Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festa e Gjallicës/ Promovohet turizmi, kuksianët mblidhen të enjten e parë të gushtit

schedule13:42 - 8 Gusht, 2025

schedule 13:42 - 8 Gusht, 2025

Banorët e Shtiqnit dhe fshatrave të tjerë rrëzë malit te Gjalicës, të enjten e parë të gushtit,  kremtojnë festën e Gjalicës. Një festë pagane që trashëgohet vit pas viti.

Qindra  banorë dolën edhe këtë vit  në pllajat e Kroit të Kuq rreth 2200 metra mbi nivelin e detit në afër të majës së malit.

Këtë vit festa u organizua nga  bashkia e Kukësit me qëllim promovimin e turizmit malor.

Gjallica renditet mali i katërt në vend për nga lartësia me 2468 metra mbi nivelin e detit. Është pjesë e parkut kombëtar Korab-Koretnik.

Pllajat me kullota alpine, kanë shërbyer prej vitesh për banorët e Shtiqnit dhe fshatrave përreth me stanet për verim, traditë që ende vijon edhe pse numri i krerëve në blegtori ka pësuar rënie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!