Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë në Laç për të parë banesat e dëmtuara nga tërmeti. Rama theksoi se pallatet e dëmtuara nga tërmeti do të shemben për shkak se nuk është i mundur riparimi.
Ndërkohë që disa banorë qëndrojnë ende në pallatet e tyra, kryeministri është shprehur se duhet të largohen menjëherë.
“Hajt se ju nxjerrim ne mos ki merak, shkoni merrni policinë nxirrini jashtë. Është rasti që Laçi të bëhet “Rilindje”, tha Rama.
Gjithashtu ai theksoi se banorët do të marrin bonusin e qerasë në Bashki.
“Nuk ia vlen, duhen shembur të gjitha, duhet të angazhohemi urgjent në planifikimin e kësaj e me këtë rast të plotësohen të gjitha nevojat me infrastrukturën e shërbimeve dhe projektin e kanalit të tmerrit që i përmbyt këta ka 200 vjet. është rasti për ti rilindur 100 herë më mirë. E gjitha kjo duhet bërë lagje e re, Laçi i 2020-s. Shumë shpejt do të ndërtojmë spitalin e ri në Laç, kemi bërë të gjithë përgatitjet për të filluar projektin dhe shumë shpejt do të realizohet. Jeni super vajza dhe gra ju mbani në këmbë dinjitetin e Laçit. Na lodhët duke dhënë mend të gjithë. Me objekt humori dhe më të gatshëm se burrat shqiptarë nuk ka. Deri në fund të pranverës besoj do të kemi spitalin e ri, detyra juaj është ti mësoni burrave durimin”, tha Rama duke iu drejtuar punonjëseve të spitalit në Laç./abcnews.al