Hasi dikur ishte një ndër zonat më të varfra në vend, por falë emigracionit prej një dekade po merr frymë ekonomikisht.
Në këtë qytet kanë mbetur pak banorë, kryesisht çifte të moshuarish.
Të rinjtë janë larguar drejt Britanisë së Madhe. Jetojnë e punojnë atje dhe të ardhurat i investojnë në familjet e tyre në Has.
Shpesh Hasi është vënë në qendër të vëmendjes se mediave prestigjioze ndërkombëtare për numrin e lartë të emigrantëve dhe lidhjen me Britaninë e Madhe simbolet e së cilës i sheh të ndërthurura me ato shqiptare në sheshe, lokale e shtëpitë e hasjanëve./abcnews.al

