Ka punuar edhe më parë në Shqipëri. Mladen Milinkoviç ka drejtuar skuadra si Luftëtarin e Kukësin, ndërsa pritet të bëjë një rikthim.
Trajneri 57-vjeçar serb me shumë mundësi do të përzgjidhet nga Partizani si drejtuesi I skuadrës për sezonin që pritet të fillojë.
Milinkoviç drejtoi Luftëtarin në 2016-2017 duke arritur vendin e katërt në Superligë, ndërsa në 2017 punoi për pak kohë me Kukësin kampion, duke mos pasur sukses e duke dhënë dorëheqjen.
Klubi kryeqytetas dhe presidenti Gazmend Demi kanë qenë në procesin e përzgjedhjes së njeriut të stolit që pas dorëheqjes së Skënder Gegës, pak ditë pas eliminimit nga Liga e Konferencës.
Gega e mori skuadrën në mars të këtij viti dhe e ndihmoi të kualifikohej për në plej ofin për titull në Superligë dhe në kupat e Europës, por besohet se pati mosmarrëveshje me drejtuesit.
Të kuqtë kanë pasur shumë luhatje në stol gjatë gjithë viteve të fundit, të paktën që kur u shpallën kampion të vendit në 2019 pikërisht me Gegën.
Ish-mbrojtësi I shquar I Partizanit dhe I kombëtares u largua edhe atë herë, ndërsa nuk pati stabilitet as me trajnerë italianë si Kolela, me kroatin Zekiç, me serbin Veselinoviç që u largua këtë vit, apo me Ilir Dajën, Dritan Mehmetin, Orges Shehin apo drejtorin sportiv Abilaliaj./abcnews.al

