Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thirrjes për protestë në Prishtinë i përgjigjet edhe sindikata SBASHK dhe “Liria Ka Emër”

schedule12:51 - 4 Gusht, 2025

schedule 12:51 - 4 Gusht, 2025

Thirrjes së Organizatës së Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës për t’u bashkuar në protestën e madhe të 7 gushtit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po i bashkohen gjithnjë e më shumë qytetarë dhe organizata të tjera.

Se fundmi edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se të gjithë anëtarët e saj, nga çerdhet e deri në nivelin universitar, do të jenë pjesë e protestës paqësore të thirrur nga organizatat. Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se pjesëmarrja masive e punëtorëve të arsimit, shkencës dhe kulturës është një mesazh i qartë se sakrifica nuk harrohet.

“Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi”, thuhet në komunikatë.

Protesta do të mbahet më 7 gusht, nga ora 17:00, ku pritet të dëgjohet “zëri i fuqishëm” i qytetarëve dhe punëtorëve të arsimit, në përkrahje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Organizata e Veteraneve te Luftës i ka falënderuar qytetarët për përkrahjen.

Sipas tyre “interesimi i madh i qytetarëve, i shprehur përmes rrjeteve sociale dhe shumë formave të tjera, është një dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe e përkushtimit për drejtësi”.

Platforma “Liria ka emër” mbështetë protestën kundër padrejtësisë, dhe fton qytetarët të marrin pjesë

“Me 7 Gusht protestojmë kundër padrejtësive , kundër rishkrimit të historisë, kundër shkeljes së të drejtave njerëzore… Së bashku!”, thuhet në një status të tyre në facebook.

Protesta është mbështetur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, media por edhe pjesëtare të shoqërisë civile. Ish krerët e UCK ndodhen ne Hage që prej 2020-tës më akuzën për krime lufte, edhe pse ata janë deklaruar të pafajshëm./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!