Pas mbërritjes në huazim në ditën e fundit të merkatos, Ante Rebic, mund të rikthehet në Gjermani. Aventura e tij tek Milani nuk shkoi ashtu siç pritej, ku shënon vetëm 7 paraqitje me fanellën e ‘djallit’, shumicën e tyre si zëvendësues në minutat e fundit.
Kroati ka kontaktuar me drejtuesit e Eintracht Frankfurt ditët e fundit, ku tema kryesore ka qenë rikthimi i tij në Bundesliga. Sipas ‘SempreMilan.com’, Rebic kërkon largimin pasi nuk po përshtat dot me skemën që kuqezinjtë luajnë.
26-vjeçari kërkon më shumë minuta në dispozicion, pasi Euro 2020 është shumë pranë. Ante nuk dëshiron ta humbasë vendin e titullarit në kombëtaren kroate dhe ideja e rikthimit të tij në Bundesligë mbështetet edhe nga trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic. /abcnews.al