Mbrojtësi i krahut të djathtë i Juventusit, Mattia De Sciglio, ka paralajmëruar se juventinët kërkojnë ‘hakmarrje të menjëhershme’ kundër Lazios pas disfatës në ‘Olimpico’. Të dy ekipet do të ndeshen sërish në datën 22 dhjetor për finalen e Superkupës Italiane, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Interi dhe Lazio po tregojnë shpirt të vërtetë gare. Të dyja ekipet janë në formë të mirë këtë sezon. Ne kemi shansin për tu ndeshur sërish me lacialët në Superkupë, e cila është një nga objektivat tona. Aty do të kërkojmë menjëherë hakmarrje”, tregon italiani për ‘Sky Sport’.
“Udineze? Nuk ka asnjë problem për ne. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse futemi në fushë si Juve dhe bëjmë detyrat tona, atëherë besoj se do dalim nga fusha me tre pikët”, përfundon 27-vjeçari. /abcnews.al