Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Garancia 3 miliardë lekë për bujqësinë/ Miratohet vendimi, interesi për kreditë deri në 2 përqind

schedule14:28 - 1 Gusht, 2025

schedule 14:28 - 1 Gusht, 2025

Fermerët, por edhe bizneset tashmë mund të përfitojnë kredi me norma interesi të ulëta. Qeveria ka miratuar garancinë Sovrane me vlerë 3 miliardë lekë ose 30 milionë euro, fond i cili do të shërbejë si garanci që banakat të japin kredi me interesa deri në 2%.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë sezon dhe parashikon që  fondi do ti shpërndahet 11 bankave në vend që do të japin kredi kryesiisht  për fermerët në norma të favorshme interesi.

Kredia e butë që do të marrin bizneset bujqësore duhet të përdoret për investime në stalla, sera, në makineri, agro-përpunim, agroturizëm, peshkim apo akuakulturë.

Kjo është Garancia e 5-të Sovrane që qeveria shqiptare vë në dispozicion të sipërmarrjeve, një mekanizëm që forcon kapitalin qarkullues dhe shton sigurinë për kreditim, me shtetin si garantues.

Përtej këtij instrumenti qeveria ka  miratuar edhe skemën kombëtare të investimeve në bujqësi  e cila synon të nxisë më tepër investimet në këtë sektor.Kjo paketë me një fond prej 20 milionë euro parashikon mbështetje  financiare për 9 masa mbështetëse.çdo aplikant ka mundësi të përfitojë nga më shumë se një masë por kusht është  ndërtimi i një plani të plotë investimi që i përgjigjet realisht nevojave në terren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!