“Një nga dobësitë që kam vënë re ishte fakti se sa më shumë Lapaj rritej në përqindje aq më arrogant bëhej”, kështu u shpreh analisti Roland Bejko gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi përplasjen Lapaj-Shabani,.
Gjithashtu ai theksoi se pritshmëritë e qytetarëve për figurat e reja ishin shumë të larta, por treguan shumë papjekur politike dhe se nuk arritën të menaxhonin si duhej pakënaqësitë mes tyre.
“Treguan që kanë mungesë pjekurie politike. Duhet të dëshmonin se ideali i tyre është më i lartë se çdo gjë tjetër. Por sot shikohet që këta u zunë për një karrige. Tani duhet të bëjnë akte shumë të forta që të ndryshohet qasja. Lapaj që do të vazhdojë duhet të tregojë që realisht është ndryshe…”, tha më tej Bejko.
Ndërsa për analistin Ergys Mërtiri, Adriatik Lapaj duhet të mbajë përgjegjësi. Po ashtu u shpreh se papjekuria e tyre nisi që nga deliri, “kur deklaronte gjatë fushatës se do të merrte 71 mandate”
“Papjekuria e parë fillon tek deliri që shprehej se do merrnin 71 mandate. Pjesa tjetër është mungesë menazhimi mes idesë që ke krijuar për veten dhe realitetin. Politika është sporti më i vështirë. Megjithatë un them se po i dënojmë më tepër se sa e meritojnë”, tha Mërtiri.

