Adriatik Lapaj humb shpresat për t’u bërë deputet, pasi Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi ankimin e kreut të “Shqipëria Bëhet”.
Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi përplasjen Lapaj-Shabani, e cila ka vijuar me përplasje mes tyre.
Analisti Mërtiri u shpreh se e gjithë kjo situatë u kthye në një telenovelë komike dhe se e gjithë kjo situatë nga të rinjtë të paktën duhet të ishte shmangur. Po ashtu shtoi se Lapaj dhe Shabani do të ishte më mirë që të tërhiqeshin.
“Kjo odise është një aspekt komik. Problemi më i madh është deklarata e Lapajt para zgjedhjeve që unë nuk e marr mandatin nëse marrim vetëm një. Tani bën gjithë këtë luftë dhe kjo e bën akoma më komike. Në çfarë s’kemi parë nga ato që bëjnë të vjetrit. Pra kemi objekte për telenovelë komike. Por sido të jetë, të rinjtë e meritojnë të jenë në parlament. Por kështu si e kanë bërë këta unë do thoja që do tërhiqeshim, po të isha në vendin e Tikut”, tha ai.
/abcnews.al/

