Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anëtar i një grupi kriminal/ Kapet në Rinas 57-vjeçari, i dënuar për kontrabandë mallrash

schedule09:38 - 30 Korrik, 2025

schedule 09:38 - 30 Korrik, 2025

Një 57-vjeçar është arrestuar në Rinas, teksa hyri në Shqipëri.

Ai synonte të hynte në Shqipëri, duke qenë në kërkim, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DPPSh-së ekzekutuan masën e sigurisë të caktuar nga GjKKO-ja, për 57-vjeçarin.



Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan SPAK-ut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!