Ish-deputetja, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi janë paraqitur në SPAK mesditën e së martës për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre në lidhje ,me dosjen cez dia dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.
Fillimisht në SPAK mbërriti Monika Kryemadhim, e cila në një deklaratë përt mediat u shpreh se ende se kupton pëtrfshirjen e nënës së saj në këtë dosje, e pyetur për akuzat që rëndojnë mbi fatime kryemadhin ajo renditi disa përgjigje ironike:
Kryemadhit iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë më datë 29 maj, bashkë me Metën, ndërsa sot prokurorët e SPAK do ti japin dosjen e përfunduar të hetimeve.
Në SPAK për t’u njohur me mbylljen e hetimeve pritej të paraqitej edhe Ilir Meta, prej 9 muajsh në qeli, por avokati i tij, Kujtim Cakrani ka kërkuar disa ditë kohë më argumentin se është me pushime. Vetë Ilir Meta në një reagim në Facebook e quan procesin farsë, ndërsa thotë se vetëm sot u njoftua për tu paraqitur në SPAK, ndërkohë kur avokati i tij ishte larguar jashtë shtetit.
Tashmë që SPAK ka mbyllur hetimet, është gati të depozitojë në GJKKO dosjen që përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest me burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje, të dy të akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie./abcnews.al

