Shërbimet e Policisë së Lushnjës kanë arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar, banues në Lushnjë, pasi u kap duke vjedhur sende me vlerë në ambientet e Kishës Katolike në lagjen “Kongresi”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjatë patrullimit në territor, gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Kongresi”, kanë konstatuar një shtetas në ambientet e Kishës Katolike duke vjedhur sende me vlerë.
Patrulla e Përgjithshme ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit B. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia. / abcnews.al



