Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bregdeti pushtohet nga turistët/ Kryeministri Rama ndan përshtypjen e vizitorëve nga jugu

schedule13:13 - 26 Korrik, 2025

schedule 13:13 - 26 Korrik, 2025

Në këto ditë përvëluese të këtij fund korriku, brigjet shqiptare janë pushtuar nga turistët e huaj.

Kryeministri Rama ka postuar këtë të shtunë, pamje nga plazhet e Sarandës dhe Ksamilit, ndërsa thotë se turistët e huaj po e shijojnë jo vetëm bukurinë e Jonit, por dhe mikpritjen e plazhet publike.

“Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit, shumë prej tyre vizitorë besnikë, të tjerët të sigurt që do të rikthehen sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme”



Disa prej turistëve ndajnë përshtypjet e tyre. Të huajt, kryesisht nga pjesa veriore e Europës thonë se kanë gjetur në Shqipëri, peisazhe të mrekullueshme dhe jo vetëm.

“Më pëlqejnë plazhet, deti, traditat ushqimi.” 

Është bukur, peisazh i mrekullueshëm, po kalojmë momente shumë të këndshme në Sarandë” 

“Është shumë e bukur Saranda. Natyra është origjinale, dhe deti është super”

“Do të doja edhe ju ta vizitonit Ksamilin. Një vend shumë të bukur në Shqipëri” 

“Jam nga Holanda. Më pëlqente të vija këtu sepse moti është i mirë, plazhet janë të bukura. Ushqimet dhe pijet janë të mira. Më pëlqen uji, është vërtet blu dhe tashmë është plazh publik”. 

Por paralelisht, me sezonin turistik, qeveria nuk e ka hequr vëmendjen nga aksioni i lirimit të hapësirave publike.

Kryeministri Rama po ndjek me vëmendje situatën në terren, duke denoncuar kësaj radhe 4 subjekte të cilat pavarësisht paralajmërimeve, nuk i janë përgjigjur thirrjes për ti liruar.

Megjithatë, kryeministri garanton se asnjë i pabindur nuk do të shpëtojë, si nga lirimi me forcë i hapësirës, ashtu dhe nga gjoba që do të marrin mbrapa, derisa të vendoset kufiri i ligjshmërisë e qytetarët të marrin frymë lirisht. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!