Ernesto Valverde nuk di gjë për largimin e Arturo Vidal. Mesfushori nga Kili është një nga objektivat e Interit për janarin dhe Antonio Conte i ka kërkuar drejtuesve arritjen e akordit me Barcelonën.
Trajneri i ekipit katalanas është ndalur te kjo çështje në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Real Sociedad, teksa thekson se të gjithë këto zëra vijnë nga kampi italian.
“Këto informacione nuk kanë dalë nga ne, por vijnë nga ana e Interit. Ata dinë gjëra që unë nuk i di. Merkato nuk ka nisur ende, kemi për të luajtur edhe tre ndeshje deri në fund të këtij viti“, thekson Valverde. /abcnews.al