Vëllai i viktimës Ferdinand Rama tregoi për mediat se bashkëshortët Anesti dhe Valbona Rama kishin një jetë me kontradikta, ajo nuk e donte, thoshte merreni mbajeni ju.
Ai shton se kishte 2 vite e gjysmë pa folur me të vëllain për shkak, se gruaja e 56-vjeçarit nuk i lejonte.
Kontradiktat me bashkëshortëve Rama nuk janë të panjohura edhe për policinë lokale pasi sipas të afërmeve të familjes policia është thirrur për të ndërhyrë shpesh here ne sherret e kësaj familjeje.
“Merreni thoshte mbajeni ju, i merrni pensionin e bëji çfarë të doni. Unë nuk e dua më. Kanë dy fëmijë, dy çupa. Unë kam qenë në Greqi, unë e mora vesh nga kunata. Kam rreth dy vite e gjysmë që nuk flisja me vëllain nuk e linte ajo që ne të flisnim”, tha vëllai i viktimës Ferdinand Rama.
Të nj1%jtë gjë ka konfirmuar edhe kushëriri i viktimës.
“Këtu nuk ka ardhur një polici, por nja 10-15 vetë. Kishin kontradikta të vazhdueshme. Kur e mora vesh thashë kushedi se çfarë do të kenë bërë. Ai shoku më tha mua i ka rënë infarkt. Kanë krijuar konflikte të vazhdueshme”, ka deklaruar kushëriri i viktimës, Edmond Rama. /abcnews.al



