Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermani/ Gjigantët ekonomikë bashkohen për investime

schedule08:42 - 24 Korrik, 2025

schedule 08:42 - 24 Korrik, 2025

Ekonomia është gjithmonë pak psikologji. Kjo u pa edhe në samitin e fundit për investime, të mbajtur me kancelarin, Friedrich Merz, sepse kur kompanitë janë të sigurta se do të ecin mirë në të ardhmen, ato investojnë seriozisht. Nëse perspektiva duket e zymtë, ata i frenojnë investimet e tyre.

Pandemia e koronavirusit dhe problemet ndërkombëtare të furnizimit, lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe inflacioni, ngadalësimi i ekonomisë kineze – të gjitha këto e kanë goditur rëndë ekonominë gjermane të orientuar drejt eksportit. Gjermania ka qenë në recesion që atëherë.

Statistikat nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në vendet e industrializuara tregojnë se Gjermania do të ketë përsëri normën më të ulët të investimeve midis të gjithë 38 anëtarëve në vitin 2024.

Por kjo gjendje tani pritet të ndryshojë. Të paktën sipas premtimit të krerëve të kompanive kryesore që operojnë në Gjermani. 61 prej tyre, përfshirë Rheinmetall, SAP, Volkswagen, BMW, Mercedes, Airbus, bursën gjermane – por edhe gjigantët amerikanë si Nvidia, BlackRock dhe Blackstone  po bashkojnë forcat në një iniciativë të quajtur “Made for Germany”.

Emri nuk u zgjodh rastësisht: ai kujton vulën e famshme gjermane të cilësisë “Made in Germany”. Së bashku gjigantët ekonomikë planifikojnë të investojnë 631 miliardë euro në Gjermani gjatë tre viteve të ardhshme – në mjedise prodhimi, makineri dhe pajisje, si dhe në kërkim dhe zhvillim. “Ne duam rritje ekonomike, duam të forcojmë konkurrueshmërinë e Gjermanisë, duam të mbrojmë dhe zgjerojmë avantazhin tonë teknologjik”, tha njëri nga dy iniciatorët, shefi i Siemens, Roland Busch, pas një takimi me biznesmenë dhe politikanë nga qeveria gjermane në Kancelari në Berlin./dw/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!