Në dhomën e çiftit që u gjet i helmuar: Dyshimet e policisë për tragjedinë 5 ditë pas dasmës

schedule14:52 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 14:52 - 13 Dhjetor, 2019

Nuk janë hequr ende zbukurimet e dasmës së pesë ditëve më parë. Madje Rezarta nuk kishte hapur ende pajën e sjellë nga shtëpia e saj për tek shtëpia e bashkëshortit, por tashmë familja Hajdari duhet të përballet me tragjedinë.

Çifti Olsian dhe Rezarta Hajdari u gjetën të helmuar nga nëna e familjes mëngjesin e sotëm në dhomën e tyre pasi ajo e hapi me forcë, ndërkohë që ata nuk i ishin përgjigjur më parë thirrjeve nga jashtë.

Familja Hajdari jeton në një shtëpi njëkatëshe në fshatin Xhyrë të Librazhdit.

Gjithçka ka mbetur sic familja u ngrit rrëmujshëm mëngjesin e sotëm. Në dhomën e ciftit nuk është prekur asgjë, kurse familjarët ndodhen të gjitë të shpërndarë disa në Elbasan pranë Olsit dhe të tjerë duke përgatitur ceremoninë mortore të Rezartës.

Lexo edhe: Vëllai i Rezartës vë kujën në spital: Kush ta bëri këtë?!

Çifti dyshohet se u vetëhelmua, megjithatë është policia që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së Rezartës dhe të gjendjes shëndetësore të rëndë të Olsianit. /abcnews.al