Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atletika ka një “bijë të erës”/ Rekord europian U18 në 100 metra nga adoleshentja Doualla

schedule12:26 - 22 Korrik, 2025

schedule 12:26 - 22 Korrik, 2025

Kampionët lindin fare të rinj. Të tillë kemi pasur në Shqipëri, dhe kështu ndodh në të gjithë botën, dhe ja ku u shfaq një fenomen 16-vjeçar në atletikë.

Kampionia adoleshente e Italisë, Kelli Duala vendosi një rekord të ri europian U18 në garën më të bukur e më klasike të “Mbretëreshës së Sporteve”, atë të 100 metrave.

Vajza me origjinë nga Kameruni, lindur në Pavia të Italisë, dha rezultatin 11”21 në Festivalin Olimpik Europian Veror Rinor në Shkup.

Kjo është 3 të qindat më shpejt sesa rekordi I vitit 2010 nga britanikja Xhodi Uilliams.

Natyrisht, do t’i duhet të përmirësohet edhe më shumë për të arritur rekordin europian për të rritura, që mbahet nga francezja Kristinë Arron, me kohën 10”73 të vendosur në vitin tashmë të largët 1998.

Diferenca është 48 të qindat, ndërsa nuk dihet nëse Duala do të ketë klasin, vullnetin dhe personalitetin për të synuar rekordin botëror, që e mban e paprekshmja amerikane Florens Grifit Xhojner, me kohën 10”49, vendosur në Lojrat Olimpike në 1988.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!