Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtimet pa leje në Theth, Karamuço: Institucionet ishin në gjumë letargjik, po i vihet fre grykësisë së zaptimit

schedule20:16 - 21 Korrik, 2025

schedule 20:16 - 21 Korrik, 2025

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar ndërhyrjet e fundit të Policisë së Shtetit në rastet e ndërtimit pa leje, duke theksuar se ajo që ndodhi në Theth nuk përbën çrregullim të rendit publik, por një situatë e menaxhueshme dhe e kontrolluar.

Sipas tij, kjo është pjesë e një procesi të kujdesshëm dhe selektiv, i cili synon të ndalojë përhapjen e zaptimeve dhe ndërtimeve të paligjshme, sidomos në kulmin e sezonit turistik. Karamuço nënvizoi se institucionet kanë lënë pas një periudhë letargjie, duke toleruar ndërtimet pa leje në zona me rëndësi të lartë natyrore dhe turistike.

“Nuk mund ta quaj një çrregullim të rendit publik. Ndërhyrjet janë bërë të kontrolluara, për të mos prekur një komunitet të gjerë, i cili mund të ngrihej dhe të kishte një përplasje më të fortë me Policinë e Shtetit. Ajo që ndodhi në Theth ishte në miniaturë dhe e menaxhueshme dhe nga ana e forcave të policisë. Policia e pati më të lehtë, por ta bësh në qytete të tjera dhe më të mëdha dhe në mënyrë më masive normalisht që do të jetë probleme dhe as kryeministri nuk e do këtë në kulmin e sezonit turistik. Prandaj dhe kjo po shihet hap pas hapi dhe në mënyrë më të selektuar. Por, është diçka në vazhdim nuk është një fushatë dhe normalisht që do të ketë dhe ndëshkime më të rënda për këta që kanë ndërtuar pa leje. Pra ka një përmbysje të madhe nga ai gjumi letargjik i institucioneve që duhet thënë që kanë fjetur gjumë dhe që në një vit e pak lënë që të ndërtoheshin qindra objekte pa leje në një zonë aq të bukur sa është Thethi imagjino në vendet e tjera. Ka një grykësi shumë të madhe për zabtimin e  territoreve dhe hapësirave publike dhe kësaj po i vihet fre aktualisht”, tha Karamuço./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!