Shqiptari i vë flakën gruas, shkak xhelozia, alarmohen fqinjët

schedule13:31 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 13:31 - 13 Dhjetor, 2019

Mediat greke raportojnë se një shtetas shqiptar i ka vënë flakën gruas së tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesë në kohën kur dy fëmijët e çiftit nuk kanë qenë aty.

Gruaja e shqiptarit, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, ka shpërthyer në britma dhe kjo ka bërë që fqinjët të alarmuar të njoftojnë menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet pa humbur kohë.

Fqinjët e çifti shqiptar kanë pohuar se në shtëpinë e tyre dëgjonin shpesh zëra dhe të bërtitur, por ngjarja e fundit i ka lënë tërësisht të shokuar. Dyshohet se arsyet që e kanë çuar shqiptarin drejt këtij vendimi ishte xhelozia.

Duke dëgjuar zërat e gruas dhe duke parë tymin që dilte nga banesa, fqinjët kanë lajmëruar policinë. Kur arritën në apartament, forcat e policisë janë përballur me ngjarjen e tmerrshme. Zjarri i shkaktuar djegie serioze gruas e cila është në gjendje kritike për jetën.

eglima1

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!