Zbulohet data se kur do të betohen Prokurorët e SPAK

schedule12:51 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 12:51 - 13 Dhjetor, 2019

Zyra e shtypit pranë Presidentit Meta, në një njoftim shpërndarë mediave nga zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka njoftuar se 8prokurorët e strukturës së posaçme, e njohur si SPAK, do të betohen para Presidentit të Republikës më 19 dhjetor.

Ndërkohë tetë prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Statusi:

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!