Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Falsifikonin skadencën e produkteve/ Zbulohet magazinë në Vorë, dy në pranga dhe dy në hetim

schedule11:09 - 19 Korrik, 2025

schedule 11:09 - 19 Korrik, 2025

Florenc Domi, 38 vjeç administrator i subjektit   dhe magazinieri Agim Domi, 58 vjeç përfunduan në pranga nga policia,  Ndërkohë, në hetim është vënë ortaku dhe shoferi i magazinës.

Këto janë produktet e skaduara, që ishin bërë gati për tu hedhur në treg për konsumpasi I ishin rivendosur etiketat me skadencën e re.

Pas disa muajsh hgetime u finalizua operacion i Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Policinë e Tiranës nga ku dhe u zbulua magazina që falsifikonte datat e skadencës për produktet ushqimore.



Subjekti ‘Master AL’ me bazë në në Vorë. Merrej me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, merreshin produkte nga jashtë dhe furnizoheshin markete në Tiranë, Durrës e Elbasan. Më pas, kur produkteve u afronte data e skandencës, i tërhiqte nga këto markete dhe u falsifikonte datat e skandencës duke i hedhur sërish në treg.

Gjatë kontrollit në magazinën e subjektit “Master AL”, janë sekuestruar 716 koli me produkte ushqimore të përpunuara, të cilave u ishte kaluar afati i përdorimit që në muajin janar dhe shkurt 2025, por që ishin etiketuar sërish me data të reja skadence, me qëllim rihedhjen në treg, duke përbërë një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!