Një lokal është përfshirë nga flakët në orë e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00, pranë shkollës “Sotir Gurra”. Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.
Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij dhe pajisjet në funksion të lokalit. Ndërkohë, policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

