Shumë zhurmë për pak gjë. Pasi nxorri jashtë loje për dy vite, mekanizmin e një të pestës së deputetëve, Gjykata Kushtetuese, ka riaktiviziuar të drejtën e pakicës për tju drejtuar direkt asaj në rastet e papajtueshmërisë së mandateve.
Në vendimin e arsyetuar për deputetin socialist, Vullnet Sinaj, thuhet se gjykata mund të vihet në lëvizje në rast se kuvendi rrëzon mocionin në seancë plenare, edhe pse gjatë shqyrtimit të mandatit të ish ministres Olta Xhacka, ishte po e njëjta gjykatë, që e kushtëzontë ushtriminn e kompetencës së saj kërkesën nga kuvendi.
E drejta e një të pestës së deputetëve sipas nenit 66, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 lidhet me vënien në lëvizje të Gjykatës në ato raste kur vetë Kuvendi, pas shqyrtimit të mocionit të Kryetarit të tij ose një të dhjetës së deputetëve, vendos të rrëzojë mocionin në seancë plenare, për rrjedhojë të mos pranojë dërgimin e çështjes në Gjykatë.
Vetëm në këtë mënyrë bëhet i zbatueshëm neni 70, pika 4, i Kushtetutës dhe merr vlerë e drejta e pakicës parlamentare, jo më pak se një të pestës së deputetëve, për të kërkuar nga Gjykata shqyrtimin përfundimtar në themel të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.
Holta Zaçaj hapi një debat gati një vjeçar që përfshiu Gjykatën Kushtetuese, parlamentin, Komisionin Europian dhe së fundmi edhe Komisionin e Venecias, sepse ajo kërkoi që Kuvendi t’i bindej asaj dhe të votonte heqjen e imunitetit të Holta Xhackës.
Kuvendi nuk pranoi dhe më pas edhe Komisioni i Venecias i dha të drejtë, por maxhoranca gjithmonë pati pranuar se Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtonte vetë çështjen, pa përfshirë Kuvendin. Pikërisht këtë ka pohuar tani Gjykata Kushtetuese në vendimin e arsyetuar për Vullnet Sinaj. por duke ngritur pyetjen: Përse Holta Zaçaj humbi dy vjet kohë?
Përgjigja është vetëm një. Ajo tentoi të tërhiqte vëmendjen nga mandati i saj i skaduar, duke tentuar kështu të mbante në mënyrë antikushtetuese, postin e kryetares së Gjykates Kushtetuese.

