Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po kulloste bagëtitë/ Durrës, humb jetën 44 vjecarja. Dyshimet e para

schedule12:28 - 14 Korrik, 2025

schedule 12:28 - 14 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Pjeshkë, në rrethin e Durrësit, ku një grua 44-vjeçare ka humbur jetën në rrethana që dyshohet të jenë natyrale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 13 korrik 2025, rreth orës 22:00, ku gruaja është dërguar pa shenja jete në spitalin e Shijakut. Sipas familjarëve, ajo është gjetur pranë banesës, në zonën ku po kulloste bagëtitë.

“Më datë 13.07.2025, në orën 22:00, në spitalin e Shijakut, është dërguar pa shenja jete shtetasja M. Ll., 44 vjeçe, banuese në fshatin Pjeshkë, Durrës, e cila është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.” / abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!