Revista e famshme amerikane “Forbes” shpalli sërish kancelaren Gjermane Angela Merkel si gruan më të fuqishme në botë.
Revista e ka vlerësuar Merkelin për qendrimin e fortë ndaj krizave globale dhe politikat pro emigrantë që prej vitit 2015, për të cilat ajo ka marrë jo pak kosto përsipër.
Forbes ka renditur në vendin e dytë drejtoren e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe në vendin e tretë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.
10 gratë që kryesojnë listën e Forbes për vitin 2019:
1. Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
2. Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
3. Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
4. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
5. Mary Barra, CEO e General Motors
6. Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
7. Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
8. Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
9. Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
10. Marillyn Heëson, CEO e Lockheed

