Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thethi? Rada: Berisha bëri kërdinë  në Kakome e Hamallaj! Biznesmeni i huaj u rrah për vdekje për Lalzin

schedule08:05 - 13 Korrik, 2025

schedule 08:05 - 13 Korrik, 2025

Gazetari Ardit Rada, në “Ora e Fundit” në ABC News,  komentoi ashpër debatin publik që ka shpërthyer pas aksionit të Policisë në Theth, duke e cilësuar përpjekje të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike për ta shndërruar këtë çështje në një konflikt politik mes veriut dhe jugut si të dëmshme dhe të rrezikshme për kohezionin shoqëror.

Rada theksoi se nxitja e narrativave të urrejtjes rajonale, sipas tij e mbështetur nga Partia Demokratike, nuk i shërben askujt dhe kujtoi raste nga e kaluara ku figura të larta politike janë përfshirë në skandale dhe praktika abuzive që kanë pasur pasoja serioze për biznesin dhe shoqërinë.

Ai përmendi rastin e biznesmenit Fadi Mitri, duke akuzuar lidhje të afërta mes politikës dhe individëve të inkriminuar, ndërsa u bëri thirrje forcave politike që të ndalin retorikën përçarëse dhe të fokusohen në të vërtetën dhe përgjegjësinë institucionale.

“Debati me aksionin në Theth është fokusuar tashmë duke e paraqitur si një urrejtje të qeverisë ndaj veriut ndërkohë që është shumë i dëmshëm si debat sepse ashtu sikurse Sali Berisha mund ta paraqesë si një urrejtje ndaj veriut ne mund t’i kujtojmë Berishës ata avionët luftarakë që nisi drejt jugut për të bombarduar jugun. Për këtë ka persona realë, pilotë të cilët u dorëzuar.

Uroj që PD të tërhiqet ndaj nxitjes së urrejtjeve të tilla, sepse nuk i shërbejnë askujt, nga ana tjetër duhet të kemi parasysh, që kur flasim për veriun dhe për jugun kini parasysh qeverisjen e Sali Berishës 2005-2013, e cila në veri nuk investoi asgjë përveç rrugës së kombit. Ka pasur një rast të tmerrshëm në Shqipëri që në vitin 2008 erdhi  Fadi Mitri, biznesmen amerikan dhe libanez njëkohësisht, i cili pasi e bindi studio e  Argita Malltezit se ai ishte pronari i tokës dhe gjithçka ishte në rregull, më pas u shfaq një person nga kjo zyrë. Po i referohem dëshmisë së biznesmenit në fjalë dëshmon se në emër të Berishës dhe në emër të kryeministrit më pas u bë edhe gjyqtare republikës së Shqipërisë, pra mendoni se sa afër ka qenë në këtë histori.

Biznesmeni në fjalë Fadi Mitri u dërgua me barrelë dhe u shoqërua i rrahur dhe i masakruar. Pastaj për tokën në Hamalle që ishte premtuar dhe ai mendonte se i kishte kopsitur të gjitha letrat dolën emra të tjerë në skenë dhe emrat e kësaj toke u gjetën në makinën e një ish-prokurori që bridhte në makinë me një eksponent të krimit dhe që iu bë atentat dhe që kandidoi për deputet”, tha gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!