Arrestohet ish agjenti i CIA-s, shiti listën me emrat e bashkëpunëtorëve

schedule12:38 - 17 Janar, 2018

schedule 12:38 - 17 Janar, 2018

FBI arrestoi ish agjentin e CIA-s Xherri Chun Shing Lee, në aeroportin e Nju Jork. SIpas akuzave ai shiti listën me emat e bashkëpunëtorëve amerikanë në Kinë. Të gjithë personat e përfshirë u vranë ose u arrestuan.

Eshtë arrestuar nga FBI një ish agjent i CIA-s, i cili akuzohet se i ka shitur Pekinit të emrat e të gjithë informatorëve që agjencia kishte në Kinë, dhe që nga 2010 janë arrestuar ose vrarë. Lajmi është raportuar nga Nju Jork Tajms, e cila shton se Jerry Chun Shing Lee 53 vjec ka punuar për Cia nga viti 1994 deri në vitin 2007. Ai jetonte në Hongk Kong dhe u arresua sapo mbërriti në aeroportin e Nju Jork.

FBI nisi hetimet që në 2012-ën pasi Cia filloi të humbiste informatorët e saj në Kinë. Hetuesit nuk përjashtuan mundësinë që qeveria kineze të kishte hakeruar bisedat e agjencisë me burimet e saj të informacionit jashtë territorit amerikan. Por Lee u zbulua nga dy blloqe të vogla ku ishin shkruar të dhëna sekrete, ku kishte dhe detaje për takimet mes informatorëve të Cia-s dhe agjentë të maskuar. Në blloqe kishte dhe detaje si numra telefoni e adresa. Në shtatë vitet e fundit janë verifikuar me dhjetra informatorë të CIA-s që janë vrarë apo burgosur në Kinë./abcnews.al