Emisioni “Pressing” është drejt fundit për ditën e sotme dhe të ftuarit në studio, dhanë parashikimet e tyre për ndeshjen derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Starova tha batutën më të bukur, ndërsa as Gëzdari nuk mbeti pas.
Starova – “Nuk po luan Liverpooli me Tiranën. E kemi thënë që janë të treja rezultatet. Partizani është disi në avantazh”.
Riza – “Unë di që ndeshja do të prodhojë episod, si të gjitha rastet e tjera. Kush do të ketë episodet në favor, do të fitojë”.
Hoxha – “Është bërë shumë e vështirë të japim një parashikim Unë jam për barazim dhe atmosfera në stadium është e garantuar”.
Gëzdari – “Unë besoj te trajneri mangut, skuadra ka forca për të befasuar. Kështu që Tirana do të fitojë. Është si Interi me Barcelonën. Edhe Partizani do të mendojë se fiton dhe do të hajë dru”.
Skarço – “Me këtë situatë që është Tirana, duhet parë puna e Lerdës (qesh)”./abcnews.al