Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spektakël në “Tour de France”/ Tadej Pogaçar humbet për një sekondë fanelën e verdhë

schedule12:48 - 11 Korrik, 2025

schedule 12:48 - 11 Korrik, 2025

Ishte një garë e çuditshme. Rrallë mund të ndodhë që kryesuesi i Turit të Francës ta falë me dëshirë Fanelën e Verdhë, ndërsa rivalët të bëjnë ç’mos që ai të vazhdojë në vend të parë.

Kështu ndodhi në etapën e gjashtë të Klasikes së çiklizmit, në të cilën Fanela e Verdhë ndryshoi duar.

Tashmë, atë do ta ketë holandezi Matjë Van der Pul, i cili la prapa për vetëm një sekondë favoritin Tadej Pogaçar.

Beteja ishte e ashpër në itinerarin prej 201.5 kilometrash nga Beja në Vir Normandi, dhe skuadra e rivalit të sllovenit, Jonas Vingegardit, kishte menduar një taktikë të veçantë.

Pasi Van der Pul u shkëput nga grupi kryesor dhe arriti në 5 minuta avantazh duke qenë kryesuesi virtual I Turit, Pogaçar ishte I vendosur që ta ndihmonte për të marrë Fanelën e Verdhë.

Në të kundërt, skuadra e Vingegardit, Visma, dëshironte që slloveni të mbetej I pari.

Pyetja normale është përse?

Shpjegimi është se kryesuesi I Turit ka disa detyrime të cilat padyshim e lodhin, pasi duhet të bëjë kontrollin anti-doping si dhe konferencat me gazetarët.

Pogaçar donte ta falte Fanelën e Verdhë për të pushuar sa më shumë, ndërsa Vingegard donte që ai të mbetej I pari dhe të lodhej sa më shumë, pra për ta mundur më lehtë.

Në të vërtetë, etapën e gjashtë e fitoi irlandezi I ri, Ben Hili, ndërsa Van der Pul, ishte I teti gati 4 minuta prapa.

Skuadra Visma shpejtoi ritmin, por nuk ia doli vetëm për një sekondë, ndërsa Pogaçar e tregoi veten në sprintin final duke lënë prapa rivalët.

Van der Pul kryeson me vetëm një sekondë epërsi ndaj kampionit në fuqi, ndërsa Vingegard është 1’14 sekonda prapa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!