Trajneri Ermal Tahiri e konsideroi një rezultat shprese, barazimin e Partizanit në fushën e Kajlu, për Conference League, por zhgënjim humbjen e Vllaznisë 0-1 ndaj Daugavpils.
Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Tahiri u shpreh se ekipet shqiptare nuk duhet ta diskutojnë kalimin e turit të parë.
“Barazoi 1-1, kjo është shpresë për Partizanin. Ekipet tona duhet të fitojnë, nuk duhet t’i diskutojmë kalimet e tureve të para. Më vjen keq, që të humbësh në minutën e fundit, nga një ekip amator. Vllaznia kishte shumë raste. E ka mundësinë për të fituar në kthim. Nuk ke fantazist, luan shumë avash. E mban topin para, e kthen mbrapa. Duhet ta luash topin sa më shpejt. Nuk mund të luash me krosime. Balaj vetëm në zonë”, theksoi ai./abcnews.al

