Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinasi zgjeron lidhjet me Francën/ Fluturime direkte nga Tirana në Nante dhe Bordo

schedule15:50 - 10 Korrik, 2025

schedule 15:50 - 10 Korrik, 2025

TIRANË– Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës forcon lidhjet me Francën. Dy linja të reja nga Transavia nisën të operojnë këtë 10 korrik nga kryeqyteti shqiptar:  Nantë–Tiranë dhe Bordo–Tiranë.

Pasagjerët dhe ekuipazhi që mbërritën me fluturimin e parë direkt nga Nanta, duke shënuar simbolikisht edhe nisjen e të dyja linjave, u pritën me mikpritjen tradicionale shqiptare.

Këto linja sezonale hapin mundësi të reja për turizmin drejt dhe nga tregu francez. Ato do të operojnë dy herë në javë, çdo të enjte dhe të diel, duke i ofruar pasagjerëve një akses të drejtpërdrejtë dhe të përshtatshëm drejt dy rajoneve me të rëndësishme në aspektin turistik dhe ekonomik të Francës.



“Hapja e fluturimeve drejt Nantes dhe Bordosë nga Transavia është një zgjerim domethënës i bashkëpunimit tonë dhe një tregues i qartë i interesit në rritje të Francës për Shqipërinë si destinacion turistik. Këto linja të reja nuk janë të rëndësishme vetëm për turizmin, por edhe për biznesin, kulturën dhe komunitetin shqiptar që jeton në Francë. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim partnerët tanë ajrorë në identifikimin dhe zhvillimin e tregjeve të reja, duke përmirësuar njëkohësisht përvojën e pasagjerëve në TIA”, tha Piervittorio Farabbi, drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Këto destinacione të reja i shtohen linjës tashmë të konsoliduar Paris Orly–Tiranë, të cilën Transavia vijon ta operojë, ndërsa linja ajrore zgjerohet në Tiranë në përputhje me Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për të forcuar forcuar lidhjet ndërkombëtare të Shqipërisë. Vitet e fundit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është shndërruar në një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropën Juglindore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!