Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kreditë me probleme të qëndrueshme/ BSH: Niveli i huave që nuk paguhen në kohë vijojnë të qëndrojnë në nivelin e 4%

schedule15:07 - 10 Korrik, 2025

schedule 15:07 - 10 Korrik, 2025

Niveli i kredive me probleme mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë majit niveli i kredive të këqia ose i kredive që nuk shlyhen në afat  rezultoi 4.12% nga  4.02% që u regjistrua në muajin prill.

Raporti i kredive me probleme paraqitet në rritje të lehtë po përsëri nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë mbeten më të ulëta.

Ekspertët dhe përfaqësues të sistemit bankar parashikonin që niveli i huave të cilat nuk do të arrin të shlyeshin në afat do të rritej pas normave të interesit por një fenomen i tillë ka qenë i kufizuar.

Nëse shohim tendencën e ndjekur  nga raporti i kredive me probleme kundrejt totalit të kredive ka ardhur në rënie, duke prekur shifrat më të ulëta historike, ndikuar edhe nga performanca e mirë ekonomike.

Tashmë norma e interesit ka  zbritur në 2.50% si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit por njëkohësisht ul edhe kosttot për qytetarët dhe bizneset që kanë një kredi në monedhën kombëtare.Kjo nënkupton që këstet e kredive të reja do të jenë më të lira se ato që janë aprovuar aktualisht.

Kriza e çmimeve,duket se nuk pati ndikim negativ në drejtim të aftësisë paguese të familjeve dhe bizneseve. Kjo ka bërë që gjatë dy viteve të fundit, kreditë me probleme të vijojnë tendencën rënëse, ndërsa sektori bankar ka vijuar huadhënien e cila vlerësohet në nivele të kënaqshme.

Qëndrueshmëria e  nivelit të kredive e me probleme është një sinjal pozitiv për sistemin bankar dhe përmirësimin e  gjendjes financiare të huamarrësve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!