Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi jetën në liqen, duke shpëtuar turistët/ Kapiteni i anijes turistike, Dëshmor i Atdheut, Rama: I paharruar!

schedule14:35 - 10 Korrik, 2025

schedule 14:35 - 10 Korrik, 2025

Kapiteni i anijes turistike në Shkodër, Arben Anamali, i cili humbi jetën në liqenin e Shkodrës ndërsa shpëtonte turistë nga Izraeli, shpallet Dëshmor i Atdheut.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, ku shkruan: Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.

Postimi i plotë:

U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT🕊️
Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës💔
I paharruar, Kapiten Arbeni🙏

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!