Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj në burg/ Meçe: Këshilli Bashkiak, ligjërisht nuk mund të kërkojë shkarkimin. Bejko: Rama nuk duhet të shkelë kompetencat

schedule20:21 - 9 Korrik, 2025

schedule 20:21 - 9 Korrik, 2025

Analisti Roland Bejko komentoi zhvillimet e fundit sa i takon mbajtjes në paraburgim të kryetarit të bashkisë, Veliajt.

Bejko ‘kritikoi’ Ramën duke thënë se nuk duhet të shkel kompetencat e tij të kryeministrit duke bërë punën nga drejtor, në kryetar bashkie e në pozitën e tij si kryeministër.

“Është opsioni i shkarkimit me një indicie nga këshilli Bashkiak. Nëse nuk ka vullnet politik nga Rama dhe mund ta lë me një kryetar, mund ta bëjë. Nga njëra anë pretendojmë të integrohemi në Europën dhe nga njëra anë të marrësh kompetencën e kryetarit të bashkisë mendon që të bën më të fortë, por unë mendoj që të bën më të dobët. Të bësh punë nga drejtori i komunales, në drejtimin e bashkisë në kryeministër i bën të tëra pushtetet. Këtu është në shkelje, nuk duhet që të shkelë kompetencat. Jemi përballë një sfide që është integrimi europian.”



Analisti Arben Meçe përmendi tre rastet e parashikuar nga legjislacioni shqiptar sa i takon tre rasteve të shkarkimit të kryetarit të bashkisë. Sipas tij, ligjërisht Këshilli Bashkiak nuk mund të marrë iniciativë për shkarkimin e Veliajt pasi masa e sigurisë së tij është ‘ e arsyetuar’ ligjërisht.

“Kryetari i Bashkisë shkarkohet në tre raste: lidhet me gjendjen fizike, me shkelje të rëndë të ligjit dhe dënim të formës së prerë. Një rast tjetër thotë që nëse nuk paraqitesh në detyrë për 3 muaj shkarkohesh. Dhe për deputetin ka një dispozitë të tillë, për deputetin është 6 muaj. Berisha ndenji 1 vit dhe nuk vajti në parlament. Edi Rama e justifikoi, nxori artificën 6 muaj pa arsye dhe masën e sigurisë e nxorën arsye. Masa e sigurisë është një arsye që justifikon dhe shkeljen e kësaj. U prodhua precedenti ligjor.

Ligjërisht nuk e shkarkon. Masën e sigurisë e quajnë të arsyeshme, ligjërisht nuk ka iniciativë të Këshillit Bashkiak për shkarkim.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!