Përveç talentit dhe stërvitjes dhe përgatitjeve, sporti kërkon edhe shumë fat. Dhe ky duket se I mungon Grigor Dimitrov. Tenisti bullgar u detyrua të braktisë për herë të pestë radhazi një turne Grand Slam për shkak dëmtimi, ndërsa tasti i fundit në “Uimbëlldon” ishte një dramë e vërtetë.
Raketa numër 21 e botës në klasifikimin e përgjithshëm, pa t’i ikte nga duart triumfi kundër tenistit më të mirë të planetit për momentin, si Janik Siner.
Në fushat me bar të turneut legjendar të tenisit botëror, Dimitrov kryesonte 2-0 me sete në sfidën e 1/8, ndërsa seti i tretë ishte në barazim 2-2.
Por pas 2 orë e tre minuta të ndeshjes të dominuar nga ai, tenisti bullgar u detyrua të tërhiqet për shkak të një dëmtimi në shpatull.
Një tjetër goditje e fatit, por edhe një herë të atij të keq, për Dimitrov që mes dhimbjes dhe dëshpërimit nuk i fshehu lotët.
Prej një kampioni të vërtetë ishte reagimi i Siner, që menjëherë shkoi në ndihmë të rivalit të tij, ndërsa në fundin e ndeshjes, italiani tha se nuk ndjehej aspak fitues.
Por kjo ndjesi nuk e pengon raketën numër një të botës të kualifikohet në çerekfinalet e “Uimbëlldon” ku do të përballet me amerikanin Ben Shelton.
Janik Sinner është një prej favoritëve të mëdhenj për titullin kampion në “Uimbelldon” bashkë me Carlos Alcaraz dhe Novak Gjokoviç. Por në rast se nuk arrin të fitojë këtë Grand Slam, italiani mund të dorëzojë vendin e parë në klasifikimin botëror.

