Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sefa: Komisionerët në qendrat e votimit duhen depolitizuar! Petraj: Vetëm votimi elektronik zgjidh ngërçin

schedule20:26 - 7 Korrik, 2025

schedule 20:26 - 7 Korrik, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC News, me një panel të ftuarish, ku pjesë ishin juristi Indrit Sefa, avokati Edmond Petraj, ekspertja për çështje zgjedhore, Gerta Meta dhe analisti Rezart Kthupi, analizuan procesin zgjedhor, duke u ndalur tek rekomandimet e ODIHR.

Juristi Sefa sipas tij theksoi domosdoshmërinë për një strukturë zgjedhore totalisht të depolitizuar, sidomos në qendrën e votimit dhe të numërimit.

“Çfarë faji ka zoti Celibashi, kur komisioneri PD sheh dhe shkund votën. Sot kemi nevojë për një strukturë zgjedhore të depolitizuar totalisht, të paktën në qendrën e votimit dhe të numërimit. Sot Berisha del dhe thotë shihni videon e trenit bullgar, por harron një detaj që një nga ato vulat e ka komisioneri i zotit Berisha. Sot kemi një strukturë ku nuk mban askush përgjegjësi, pavarësisht se çfarë ndodh me zgjedhjet…Sot zoti Celibashi është komod dhe thotë “s’kam gjë në dorë për këtë punë”, tha Sefa.



Ndërsa për avokatin Petraj, “ngërçin” që mund të krijuar gjatë ecurisë së procesit, e zgjidh vetëm votimi elektronik

“Kemi 5200 qendra votimi dhe minimalja duhet 52 mijë persona. Ku do t’i gjesh këta me kualitet. Vetëm votimi elektronik e zgjidh situatën”, nënvizoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!