Në emisionin “Real Story” në ABC News, ekspertja për çështje zgjedhore, Greta Meta, komentoi rekomandimet e ODIHR, duke u nënvizuar se pavarësisht qëndrimeve, ajo që është për t’u keqardhur sipas saj është fakti se nuk ka pasur reflektime nga politika shqiptare.
Gjithashtu nënvizoi se ka pasur tentativa për të devijuar vullnetin e njerëzve. Sipas saj ka tentativa për të lexuar ndryshe votën e sovranit.
“Ajo që vlen të thuhet është se ODHIR ka arritur të njohë reagimet brenda për brenda. Por ajo që ndjejmë keqardhje është se reagimi është i njëjtë nga palët politike. Nuk ka asnjë reflektim. Raporti besoj që ka qenë në vijimësinë e vet të shqetësimeve dhe problematikave në Shqipëri. Po ta shikojmë goditet shitblerja e votës apo tentative që janë të dënueshme dhe të identifikueshme edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar”, tha ajo.
Më tej shtoi se Kodi e thotë qartë se cilat janë veprimtaritë e ndaluar katër muaj para zgjedhjeve, ndërsa theksoi se ka pasur raste të denoncimeve për situata të ndryshme.
“Sa kohë dy ditë përpara zgjedhjeve ke një VKM të qeverisë, dhe ke kemi kërkuar edhe një përgjigje, që përse e bëjnë ata. Dy ditë përpara zgjedhjeve del me një VKM që fal gjobat”, u shpreh ajo.
Nga ana e tij Juristi Sefa u shpreh: “Të isha unë në vend të Ramës do ta kisha bërë në shkurt në mars. Nga ana e ligjit për kundërvajtje administrative ato që kishin kaluar dy vite ishin de facto të falura.
Gjatë fjalës së saj Meta shtoi: “Ne nga verifikimet tona, kanë ardhur dhe kanë thonë që njerëzit po i paguajnë gjobat. Përse duhet bërë kur në Kod Zgjedhor e ke që nuk miraton dot. Pra ne flasim kur e lexon ligjin. Dhe kur i ke pyetur të gjithë eksponentët e rëndësishëm të PS, të gjithë duke qeshur kanë reaguar.”


