Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunonte dhe mbante të mbyllur në banesë bashkëshorten/ Fushë Arrëz, pranga 35 vjeçarit

schedule12:04 - 4 Korrik, 2025

schedule 12:04 - 4 Korrik, 2025

Policia në Fushë Arrëz arrestoi në flagrancë shtetasin  35 vjeçar, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e mbajti të mbyllur në banesë, pa e lejuar të dalë.

Ai akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan në flagrancë shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Fushë Arrëz, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe nuk e ka lejuar atë të dalë nga banesa. “



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!