Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vetëm për 30 sekonda mund të kuptoni nëse keni probleme me zemrën

schedule15:00 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 15:00 - 12 Dhjetor, 2019

Zemra e njeriut është aq e fortë, sa mund të rrahë edhe kur është e shkëputur nga trupi ynë. Për këtë arsye dhe shumë të tjera, është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin e saj.

E dini se brenda 30 sekondave mund të kuptoni nëse keni ose jo një problem me zemrën?

 Ndiqni hapat më poshtë për të mësuar se si.

Në një pjatë të thellë hidhni ujë të ftohtë dhe sigurohuni që hapësira i nxë të dyja duart.

Brenda në ujë, hidhni disa copa akulli. Fusni duart brenda në pjatën bashkë me akujt dhe mbajini 30 për sekonda.

Kjo do t’ju bëjë të kuptoni si përgjigjet gjaku juaj në kontakt me të ftohtin.

Rezultatet e mundshme janë këto:

1.Gishtat tuaj mund të jenë skuqur dhe ky është lajm i mirë. Skuqja e duarve tregon se nuk ka asnjë problem me oksigjenin në gjak.

Nuk ka asgjë që s’shkon me qarkullimin tuaj të gjakut.

2.Nëse gishtat dalin të zbehtë prej aty (madje marrin ngjyrë  më të errët se normalja), duhet të shqetësoheni paksa. Mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut.

Niveli i oksigjenit në qelizat e gjakut s’është i mjaftueshëm, ose mund të keni probleme me furnizimin e oksigjenit në gjak.

Nëse përballeni me rastin e dytë, përpiquni t’i ngrohni duart dhe t’i masazhoni derisa t’i kthehen gjendjes normale.

Në rast se kjo nuk ndodh, e mira është të lini takim me një mjek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!