Kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi në një deklaratë për mediat theksoi SPAK do të ketë 10 ose më shumë prokurorë, ndërsa drejtuesi zgjidhet më 18 Dhjetor.
“Dosjet e tyre janë në Këshill do ti vihen prokurorit në dispoziocion dhe do ti dëgjojmë në datën 18. Metodologjia parashikon 7 kritere që kanë të bejnë me aftësitë e hetimit. Sot nuk është marrë ndonjë vendim personal, por një vendim në bllok për të rregulluar brenda sistemit këta prokurorë. Caktimet e përkohëshme që ne bëjmë nuk kërkojnë pëlqimet e Prokurorëve. Në datën 19 do fillojnë punën 8 Prokurorët që janë emëruar. Seancat dëgjimore me kandiadtët do të jenë publike. Këta prokurorë kanë shërbyer si prokurorë si prokurorë karriere. Në datën 20 nuk do të ketë më Prokurori dhe Gjykatë të krimeve të Rënda. Në datën 18 do të bëhen intervistimet, kemi 3 kandidatë. Dosjet e tyre janë në këshill. Ne kemi një rregullore për mënyrën e vlerësimit të tyre dhe do ti dëgjojmë ato. Seanca do jenë publike, do bëjmë një mbulim qendror siç bëmë me kryeprokurorin”, deklaroi Ibrahimi.
Ibrahimi shpjegoi se SPAK do të ketë më shumë se 10 prokurorë, por tha se 8 do të fillojnë punën menjëherë.
/abcnews.al